Shtrenjtohen me 15% çmimet e banesave në Vlorë, shkak rritja e taksave
Paketa e re fiskale, e hyrë në fuqi nga 1 Janari prek veçanërisht ndërtimin. Aktualisht taksa e ndikimit në infrastrukturë ka kapërcyer nga 4 në 6 % duke u reflektuar me një rritje të çmimit nga 10- 15% kryesisht në brendësi të qytetit pas çmimi në zonat rezidenciale përgjatë detit nuk pritet të njoh ndryshime.
Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Breshani sqaroi se është arritur dakordësi për ambjentet e përbashkëta por jo plotësisht sipas kërkesave të ndërtuesve.
“Kërkesat tona ishin që kjo taksë të mos bëhej e menjëhershme, që këtë vit, por të shtyhej për vitin tjetër dhe të mos ishte e gjithë zona e qytetit të Vlorës me këtë rritje 50%. Në një fare mase e arritëm ne disa zona, por jo në të gjitha ato që kërkuam.
Ajo qe është me e rëndësishme për ne tani janë sipërfaqet e përbashkëta, u dakordësuam me administratën e bashkisë që do të hiqeshin sipërfaqet e përbashkëta, kjo ndikon deri në 20% në çmimin e ndikimit të taksës në infrastrukturë”.
Breshani, tha se do të ulen në diskutime me bashkinë edhe për ndryshime më planin urbanistik vendor, veçanërisht për lartësitë e lejuara të ndërtimit.
“Janë shumë zona me 4 ose 5 kate ndërkohë që është një qytet në zhvillim dhe duhet të jenë me 10-12 kate prandaj është shumë e domosdoshme që të rritet dhënia e lejeve të ndërtimit. Po, ka pasur iniciativa me bashkinë madje ne do ulemi sërish grupi i inxhiniereve dhe ndërtuesve te qytetit për të parë edhe një herë planin rregullues te qytetit pasi është një plan qe vërtet ka ndryshuar gjeografia e qytetit tone, nuk është me Vlora e dikurshme por një Vlore që kërkohet shume nga turizmi”
Ndërtuesit shpresojmë të gjejmë dakordësinë e bashkisë edhe për territore të reja ndërtimi në fushën e ndërtimeve civile.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta