Gjykatësi “kërcënon” Trump, ish-presidenti shkëmben batuta me kryesuesin e seancës
Avokatët e Donald Trump akuzuan shkrimtaren Jean Carrol për publicitet, pas deklaratave të saj se reputacioni i ishte shkatërruar për shkak se kishte akuzuar ish-presidentin për agresion seksual.
Dita e dytë e procesit civil në dëm të ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë kaloi me shkëmbime të ashpra batutash mes tij dhe gjyqtarit, i cili në një moment e kërcënoi zotin Trump se do ta nxirrte nga salla e gjyqit.
“Zoti Trump, uroj të mos më duhet të marr në konsideratë përjashtimin tuaj nga procesi. Me sa shoh është diçka që ja u paska qejfi”, tha gjyqtari.
“Do të doja shumë”, replikoi ish-presidenti. “Me sa kuptoj jeni i etur që unë ta bëj këtë pasi nuk e kontrolloni dot veten”, vijoi gjyqtari.
Vitin e kaluar, një juri gjyqësore e shpalli ish-presidentin përgjegjës për abuzim seksual në dëm të zonjës Carrol, por ai vazhdon ta mohojë akuzën.
Konkretisht, Trump u shpall fajtor për abuzim dhe shpifje, por jo për dhunim dhe shkrimtarja u dëmshpërblye me 5 milionë dollarë.
Asokohe, procesi bazohej në deklaratat e Trump se historia e Carrol ishte një “mashtrim dhe një rreng”. Ndërsa çështja aktuale ka në fokus deklarata të tjera, të cilat gjyqtari i ka cilësuar si shpifje e që Trump i ka bërë në 2019-n, kur ishte ende president dhe kur i quajti pretendimet e saj si “tërësisht të rreme”.
Tani, gjyqi i dytë do të përcaktojë dëmet shtesë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta