SHBA: Rusia kërkon të përdorë zgjedhjet në Evropë kundër Ukrainës

19 Janar 2024 | 14:41

Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të kryejë “operacione informacioni”, që do të kenë për qëllim të kthejnë opinionin në Evropë kundër Ukrainës, pasi disa shtete në mbarë kontinentin do të mbajnë zgjedhje këtë vit.

Zgjedhje do të mbahen në Bashkimin Evropian, në Britani, Austri, Maqedoni të Veriut e Gjeorgji. Ndërkaq, Ukraina ende nuk ka vendosur nëse do të mbajë zgjedhjet, që ishin parashikuar më herët të mbaheshin më 2024.

James Rubin, i dërguari i posaçëm dhe koordinator në Qendrën Globale të Angazhimit të Departamentit amerikan të Shtetit, u tha gazetarëve më 18 janar, se kundërshtari i SHBA-së, Rusia, por edhe Kina, po punojnë në mbarë botën për të paraqitur propagandën e tyre shtetërore si gazetari të pavarur, duke fshehur burimin e vërtetë.

Rubin nuk përmendi në mënyrë specifike emrat e shteteve për të cilat ai shprehu shqetësim. Megjithatë, ai tha se kërcënimet kryesore gjatë këtij viti janë në Evropë, e cila në fillim të luftës së Rusisë kundër Ukrainës më 2022 ishte bashkuar kundër luftës dhe ka ofruar ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër për Ukrainën.

“Rusia po shpreson se numri i madh i zgjedhjeve në Evropë këtë vit mund ta ndryshojë atë që ka qenë një koalicion i jashtëzakonshëm dhe një kundërshtar i disiplinuar i luftës së tij”, tha Rubin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026