Ligji për transgjinorët në Spanjë, duke filluar nga 16 vjeç, qytetarët mund ta zgjedhin vetë gjininë

18 Mars 2021 | 15:55

Mbajtja pezull për një kohë të gjatë e ligjit për transgjinorët në Spanjë, ka sjellë hyrjen në grevë urie të tyre. Drafti që është publikuar deri tani mundëson zgjedhjen e gjinisë për individët mbi 16 vjeç, pa dhënë një raport mjekësor për shkaqet e këtij vendimi.

“Ligji do të parandalonte bulizmin në shkolla, ai do të na ndihmonte që të mos vazhdojnë të na trajtojnë si të sëmurë mendorë në sistemin shëndetësor, dhe gjithashtu do të na lejonte që të përmbushnim standardet evropiane për sa i përket identitetit ligjor”, thotë  Mar Cambrolle, president i Federatës së Komunitetit Transgjinor në Spanjë.

Ky ligj do të bënte të dukshme problemet e njerëzve si Darko. Ai është një transgjinor, i cili nuk identifikohet as si plotësisht mashkull dhe as si plotësisht femër. Ligji i ri do të përshpejtonte procedurat aktuale.

“Duhen vite të tëra në mënyrë që një individ të ndryshojë detajet në kartën e tij të identitetit, dhe ka njerëz që po përballen me shumë vështirësi. Fakti që nuk ka akoma një opsion të tretë në kartën e identitetit, më bën që të mendoj që nuk jam realisht unë në të”, shprehet Darko Decimavilla, transgjinor.

Megjithatë, ka zëra brenda vetë qeverisë se mbetet shumë për të bërë. Disa shoqata feministe dhe disa juristë mendojnë se duhet bërë një diagnostikim në disa fusha. Sipas Jesus Encabo është mirë që procedurat po përshpejtohen, por ka ende shumë dyshime.

“Nuk besoj që procedura duhet minimizuar deri në atë pikë që të dëmtojë sigurinë e vetë personit. Duke u mbështetur në filozofinë e ligjit, ligjet krijohen për të zgjidhur problemet e njerëzve”, thotë Jesus Encabo, drejtues i një firme avokatie për komunitetin LGBT.

Qeveria është shprehur se po analizojnë legjislacionin e vendeve të tjera evropiane. Nëse Spanja miraton draftin paraprak, ajo do të jetë ndër vendet e para të Bashkimit Evropian që kanë miratuar një ligj të tillë. Vetëm Holanda lejon përcaktimin e gjinisë në moshën 16-vjeçare, pa miratimin e prindërve. Danimarka, Malta, Luksemburgu, Irlanda, Belgjika dhe Portugalia e lejojnë atë në moshën 18-vjeçare. Franca dhe Greqia gjithashtu e mundësojnë atë, por kërkojnë një procedurë ligjore. Është vetëm një vend që nuk pranon ndryshimin, edhe pse paraqitet një diagnozë mjekësore dhe ajo është Hungaria.

Tani topi është në fushën e dhomës së deputetëve të Spanjës, ku 4 formacione politike janë deklaruar pro këtij ligji, i cili do të diskutohet në fund të muajit mars. Ndërkohë që transgjinorët dhe familjet e tyre po vazhdojnë protestat në Madrid dhe në qytete të tjera të Spanjës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026