VIDEO| Minahedhësi i Marinës Mbretërore Britanike përplaset me një tjetër luftanije

20 Janar 2024 | 17:14

Një luftanije (minahedhës) e Marinës Mbretërore Britanike është përplasur me një tjetër mjet lundrues.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë postuar edhe videon nga momenti i përplasjet mes dy anijeve.

Mësohet se incidenti ndodhi pas një defekti mekanik të dukshëm, që i bëri oficerët të paaftë për ta ndaluar atë.

Ky është i fundit në një varg incidentesh që i kanë lënë shefat e marinës me ‘fytyrë të kuqe’ në javët e fundit.

Në një gafë që mund të komprometonte operacionet e Mbretërisë së Bashkuar në Gjirin Persik në një kohë vendimtare, HMS Chiddingfold u kthye në HMS Bangor, i cili ishte ankoruar në një port në Bahrein.

Aksidenti çau një vrimë të madhe në byk, e cila është e ndërtuar nga plastika e përforcuar me xham. Ka pasur dëme të brendshme por nuk ka të lënduar.

Burimet e marinës thanë se nuk kishte ende një afat kohor se kur anija mund të kthehet në detyrat e vijës së parë.

Aksidenti çau një vrimë të madhe në byk, e cila është e ndërtuar nga plastika e përforcuar prej xhami (foto)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026