Itali/ Miratohet ligji që ndëshkon dëmtuesit e trashëgimisë kulturore
Italianët nuk do të duhet të paguajnë më për vandalizmin. Kështu tha ministri i Kulturës, Gennaro Sangiuliano pas kalimit të një ligji që e çon mbi 60 mijë euro gjobën për këdo që dëmton trashëgiminë kulturore përmes akteve të mosbindjes civile, kryesisht nga aktivistët e klimës.
“Mbrojtja e ambientit dhe ndryshimet e klimës janë jetike për kohën që jetojmë, por duhet të punojmë seriozisht për të gjetur një zgjidhje. Dëmtimi i një monumenti merr vetëm vëmendje të panevojshme mediatike”- Gennaro Sangiuliano, ministër i Kulturës, Itali.
Në dy vitet e fundit, lëvizja Gjenerata e Fundit ka kryer një seri aktesh vandale që kanë tërhequr vëmendje mediatike, si lagia me lëng të kuq e aktivistëve përpara katedrales së Firences dhe lidhja me skulpturat historike në muzeun e Vatikanit.
Gjithashtu, në maj të vitit të kaluar, aktivistët mbajtën një tjetër akt të mosbindjes civile kundër mosveprimit për ndryshimet e klimës, kur dy prej tyre u mbuluan me baltë jashtë selisë së Senatit në Romë. Aktualisht, 3 anëtarë të lëvizjes janë në gjyq për dëmtimin me bojë të fasadës së te njëjtës godinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet