OKB merr në pyetje Rusinë për fatin e fëmijëve ukrainas

22 Janar 2024 | 08:20

Kombet e Bashkuara do të kërkojnë të hënën nga Moska që të sqarojë se çfarë ka ndodhur me mijëra fëmijët ukrainas që besohet se janë dërguar me forcë në Rusi, prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Fëmijëve – 18 ekspertë të pavarur – pritet të vlerësojnë dëshmitë e Rusisë për dy ditë.

Lista e tyre e gjatë e shqetësimeve i është dërguar Moskës në gjysmën e parë të vitit 2023.

Ata dëshirojnë të dinë sa fëmijë janë “evakuuar” në Rusi, apo brenda territorit ukrainas të pushtuar prej Rusisë, shkruan REL.

Ekspertët kanë thënë se dëshirojnë të dinë se çfarë ka bërë Moska për të mbrojtur “të drejtën e këtyre fëmijëve për të ruajtur identitetin, përfshirë kombësinë, emrin dhe marrëdhëniet familjare”.

Kievi vlerëson se 20.000 fëmijë ukrainas janë dërguar me forcë në Rusi.

Moska ka thënë se dëshiron t’i mbrojë këta fëmijë prej luftimeve.

Deri më tani, vetëm rreth 400 fëmijë janë riatdhesuar.

Rusia pati thënë në disa përgjigje me shkrim në tetor se vendet për fëmijët e evakuuar janë të caktuara dhe lëvizjet bëhen me miratimin e tyre.

Autoritetet ruse nuk kanë treguar numrin total të fëmijëve të marrë prej Ukrainës, mirëpo ka përmendur se aty përfshihen fëmijët jetimë dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026