Netanyahu refuzon sërish: Jo fundit të luftës në këmbim të pengjeve
Benjamin Netanyahu refuzoi një ofertë për armëpushim të bërë nga Hamas. Sipas kryeministrit izraelit, kërkesat e lëvizjes islamike janë të papranueshme, pasi praktikisht do ta kthenin situatën në status kuonë e para luftës. Netanyahu theksoi se vetëm një fitore totale do të siguronte eliminimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve.
“Në këmbim të lirimit të pengjeve tona, Hamasi kërkon fundin e luftës, tërheqjen e trupave tona nga Gaza, lirimin e të gjithë vrasësve dhe dhunuesve të njësive të saj dhe lënien e Hamasit të paprekur.
Nëse i pranojmë këto kushte, atëherë tradhtojmë trupat tona të rëna. Nëse i pranojmë nuk do të mund të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë, nuk do të kthejmë dot në shtëpi pengjet dhe përsëritja e 7 tetorit do të jetë çështje kohe”- tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit
Më herët Netanyahu shkaktoi zhgënjim tek aleatët amerikanë dhe evropianë me refuzimin e zgjidhjes me dy shtete.
Gjithashtu, ai u përball me presionin në rritje në vendin e tij, pasi të afërmit e pengjeve kërkojnë nga qeveria që të bëjë më shumë për t’i kthyer, përfshirë një armëpushim me Hamasin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta