Pesë vjet nga marrëveshja BE-Turqi, Ankaraja akuzon BE-në se nuk ka përmbushur zotimet financiare

19 Mars 2021 | 12:28

Ministri i Emigracionit në Greqi i bëri thirrje Turqisë të marrë 1.450 emigrantë. Ky veprim, sipas tij, do të tregonte gatishmërinë e Ankarasë për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian në kuadër të marrëveshjes së vitit 2016.

Në 18 mars të vitit 2016-të, Brukseli dhe Ankaraja arritën një marrëveshje prej 9-të pikash, për menaxhimin e krizës së emigrantëve.

Pesë vite më pas, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet midis Turqisë dhe Bashkimit Europian, në axhendën e përbashkët ekziston vullneti për rinovimin e marrëveshjes.

Athina i kërkon Ankarasë të marrë mbrapsht emigrantët të cilëve i është mohuar e drejta për azil.

 “Aktualisht ndodhen 1450 emigrantë në ishuj. Mendoj se është një mundësi shumë e mirë për Turqinë që të tregojë vullnetin e saj të mirë për të bashkëpunuar me Bashkimin Europian dhe t’i përmbahet marrëveshjes dy-palëshe,” – u shpreh Notis Mitarachi, ministri grek për Emigracionin.

Ndërkohë, Brukseli, me anë të komisioneres për punët e brendshme, Ilva Johanson ka akuzuar Turqinë se vitin e fundit, ka “ngrirë” procesin e kthimit të emigrantëve.

“Kishim marrëveshje që emigrantët të zhvendoseshin nga Turqia në shtetet anëtare të BE-së, ndërsa Turqia do të merrte mbrapsht emigrantët që kanë shkuar në ishujt grek. Kjo gjë ndaloi kur erdhi pandemia, ekzaktësisht një vit më pare por në gusht, BE-ja nisi sërish ri-alokimin e refugjatëve nga Turqia. Që nga muaji Gusht kemi zhvendosur 2500 ose 3000 refugjatë por deri më tani, Turqia nuk ka filluar të marrë emigrantët nga ishujt grekë, dhe për ne ky është një aspekt i rëndësishëm,” – tha Ylva Johansson, Komisionere europiane për çështjet e brendshme.

Nga ana tjetër, Turqia është përgjigjur, duke pohuar se BE-ja nuk i është përmbajtur marrëveshjes, sidomos atë të aspektit financiar dhe bashkëpunimit për të përgatitur terrenin për ri-atdhesimin e emigrantëve në vendet e origjinës.

Berlini zyrtar e ka bërë të qartë se dëshiron të rinovojë marrëveshjen, duke pohuar se nga kjo do të përfitonin të dy palët. Bisedimet pritet të vazhdojnë në Samitin e BE-së, më 25 dhe 26 Mars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026