Luftë e ashpër mes karteleve në Meksikë, banorët braktisin shtëpitë
Disa qindra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në shtetin e Kiapas, në jug të Meksikës, për shkak se dy kartele rivale luftojnë për kontrollin e akseve që përdorin për të trafikuar emigrantë dhe drogë.
Një zyrtar vendas deklaroi se mbi 700 rezidentë janë zhvendosur nga komunitetet e tyre në afërsi të kufirit me Guatemalën.
Karteli Gjenerata e Re e Shtetit të Haliskos po përpiqet t’i rrëmbejë kontrollin e zonës kartelit të Sinaloas. Si pasojë e luftimeve, që zgjasin prej disa javësh, persona të shumtë kanë humbur jetën.
Kiapas është shteti më i varfër i Meksikës dhe ka një popullsi të theksuar indigjene. Organizatat kriminale janë infiltruar në rajon për shkak të afërsisë në kufirin me Guatemalën dhe rrugët e transitit për emigrantët dhe kokainën.
Deri tani, të paktën 20 persona, 18 anëtarë të karteleve dhe 2 banorë të thjeshtë, kanë mbetur të vrarë në lokalitetin La Konkordia.
Të cituar nga mediat ndërkombëtare, banorët kanë deklaruar se janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rrebeshit të plumbave, pas një beteje që zgjati plot 7 orë.
Në një deklaratë, komuniteti ka shprehur dhimbjen e tij për frikën dhe tmerrin ku duhet të jetojnë fëmijët dhe të rinjtë, si dhe kanë akuzuar shtetin se ka dështuar në mbrojtjen e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta