Yjet që zgjodhën Arabinë, të pakënaqur! Futbollistët kërkojnë kthimin në Europë
Arabia Saudite si një destinacion yjesh duket se po shfaq të tjera probleme, me futbollistët të cilët po shfaqin pendesë për transferimin e tyre.
I pari që u largua ishte Jordan Henderson, britaniku që nënshkroi me Ajax, ndërsa pas tij dhe Benzema ka ndërmarrë të njëjtin veprim. Lista e të pakënaqurve duket se nuk do të jetë e shkurtër, pasi edhe yje të tjerë kanë bërë prapakthehu. Krahas Firminho e Jota, të cilët ende nuk kanë vendosur për të ardhmen, është Milinkovic-Savic, ai i cili ka pohuar se nuk dëshiron të qëndrojë tek Al Hilal.
Mesfushori serb e ka të pamundur përshtatjen në Arabinë Saudite, ndërsa dëshiron rikthimin në kontinentin e vjetër, e për më tepër në Serinë A. Duket se largimi nga Lazio nuk ka qenë aq i lehtë për 28-vjeçarin, i cili sipas mediave është takuar me drejtuesit lacial. Pas gjysmëfinales së Superkupës mes Lazios dhe Interit, e luajtur në Arabinë Saudite, Milinkovic-Saviç është takuar me presidentin Lotito dhe trajnerin Mauricio Sarri, ndërsa futbollisti u ka bërë të ditur se dëshiron të rikthehet.
Kthimi do të ishte i vështirë, teksa siç tanimë dihet, një prishje e kontratës shoqërohet me gjobë ose dëmshpërblim. 28-vjeçari numëron 22 paraqitje për Al Hilal në kampionat, nga ku ka shënuar 9 gola dhe dhënë 5 assiste.
LEXONI GJITHASHTU:
- Benzema “nën presion”, francezi i bën kërkesë Al Ittihad për t’u larguar
- Henderson braktis Arabinë dhe transferohet në Holandë, do të paguajë dëmshpërblimin
L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë