Goditet banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë, arrestohen 7 të rinj
Shtatë shqiptarë të moshave nga 26 deri në 43 vjeç janë arrestuar nga Garda Civile në Spanjë, si autorë të dyshuar për katër vjedhje banesash.
Sipas policisë spanjolle vjedhjer janë kryer javën e kaluar në qytetet Palomares del Campo, Huete dhe Tinajas.
Grupi kriminal i shqiptarëve ra në sytë e hetuesve në sajë të identifikimit që iu bë targës së falsifikuar së njërit prej automjeteve.
Shtatë shqiptarëve u janë gjetur 7500 euro, bizhuteri, detektor frekuencash, 200 gramë marijuanë, si dhe u sekuestrua automjeti përdorur në grabitjen e fundit në Palomares del Campo. Nga ana logjistike, ata përdornin automjete me fuqi të lartë, të cilat i ndihmonin të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.
Grupi i shqiptarëve ndodhen në paraburgim nën akuzat për katër vjedhje me dhunë dhe falsifikim të dokumenteve.
Hetimet vazhdojnë, duke mos përjashtuar arrestimet e reja dhe përfshirjen e mundshme të këtij grupi kriminal në vepra të tjera penale.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta