Shembet shkëmbi 100 metra i gjerë, shkon në 34 numri i të vdekurve në Kinë
Numri i personave të vrarë nga një rrëshqitje dheu në provincën Yunnan, në një zonë malore në jugperëndim të Kinës, është rritur në 34 dhe 10 persona janë të zhdukur, njoftuan sot media shtetërore kineze.
Fatkeqësia ndodhi të hënën pak para orës gjashtë të mëngjesit në fshatin Liangshui në pjesën verilindore të Yunnan, raporton AP.
Më shumë se 1,000 shpëtimtarë po punojnë në mot të ftohtë dhe borë, tha ministria e urgjencës, duke shtuar se dy persona u shpëtuan të hënën dhe po shërohen në një spital lokal.
Duke cituar një hetim paraprak nga ekspertë vendas, agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se rrëshqitja e dheut u shkaktua nga shembja e një shkëmbi të thepisur dhe masa e rrëzuar ishte rreth 100 metra e gjerë, 60 metra e lartë dhe rreth gjashtë metra e trashë.
Zona e rrezikuar ndodhet rreth 2250 kilometra në jugperëndim të Pekinit, me lartësi që shkojnë deri në 2400 metra.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta