BE-ja dështon me emetimet, niveli i CO2 i njëjtë pavarësisht mjeteve elektrike
Bashkimi Europian nuk ka arritur të reduktojë emetimet e automjeteve në 10 vitet e fundit. Ky është përfundimi i raportit të ri të Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Dhe rezultati është i tillë pavarësisht se rregullat tashmë janë më strikte për prodhuesit e makinave.
Edhe pse motorët e rinj me benzinë dhe naftë tani janë më miqësorë me mjedisin, makinat janë bërë më të mëdha dhe më të fuqishme dhe si rezultat, emetimet e dioksidit të karbonit mbeten të larta.
Ulja e emetimeve synohej edhe për shkak të përhapjes së mjeteve elektrike në të gjithë Europën. Megjithatë, Bashkimi Europian po përballet me sfida sa i përket sigurimit të lëndës së parë për prodhimin e baterive për këto mjete.
Emetimet e dioksidit të karbonit nga sektori i transportit kanë vazhduar të rriten. Në vitin 2021, ato përbënin 23% të emetimeve totale të gazeve serrë të Bashkimit Europian. Automjetet e pasagjerëve janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e kësaj ndotjeje.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta