Liverpool i pandalshëm, kampionët e Evropës regjistrojnë fitoren e 21-të në Premier League
Liverpool nuk njeh rival këtë edicion, teksa ka mundur dhe Manchester United në derbin e Anglisë mbrëmjen e së dielës. “The Reds” triumfuan me rezultatin 2-0 në një ndeshje me ritëm. Kampionët e Evropës kanë një ecuri mbresëlënëse, pasi kjo ishte fitorja e 21-të nga 22 ndeshjet e këtij kampionati.
Virgin Van Dijk shënoi golin e parë të ndeshjes. Qendërmbrojtësi tregoi dhe një herë aftësitë e tij në luftën në ajër, duke kërcyer më shumë se të gjithë e duke përshëndetur rrjetën e djajve të kuq.
VAR po ashtu ishte protagonist në këtë përballje, por pa ndryshuar fatin e takimit.
Goli që kristalizoi rezultatin përfundimtar u shënua në sekondat e fundit të ndeshjes. United në kërkim të golit të barazimit kishte harruar Mohamed Salah, i cili mori një top të gjatë nga portieri Alison, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes.
Një fitore e madhe që thellon akoma dhe më shumë diferencën me Manchester City, që ndodhet 16 pikë pas, ndonëse me një ndeshje më shumë se Liverpool.
Në ndeshjet e tjera të javës së 23-të mund të veçohet barazimi i Arsenal me Sheffield United si dhe humbja e Chelsea me Newcastle.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset