Tajvani nis stërvitjen ushtarake për t’u mbrojtur nga kërcënimi i pushtimit kinez

31 Janar 2024 | 12:57

Ushtria e Tajvanit më 31 janar nisi stërvitjet dyditore në det dhe ajër për të praktikuar mbrojtjen në rast të një sulmi të befasishëm nga Kina.

Pothuajse çdo ditë, luftanijet kineze lundrojnë në ujërat përreth Tajvanit dhe avionët luftarakë fluturojnë drejt ishullit dhe më pas kthehen mbrapsht.

“Çdo veprim joracional i njëanshëm shumë lehtë do të mund të përshkallëzonte tensionet dhe të sabotonte stabilitetin në rajonin e Ngushticës së Tajvanit”, deklaroi për gazetarët në bazën detare Tsuoying në jug të Tajvanit, Sun Li-fang, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës, me 23 milionë banorë, është pjesë e territorit të saj dhe thotë se ky territor duhet të vihet nën kontrollin e Pekinit.

Tajvani për një kohë të gjatë ka shkaktuar telashe në raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Përderisa raportet janë përkeqësuar në vitet e fundit mes dy rivalëve, frika është rritur se Uashingtoni mund të përfshihet në luftë, nëse shpërthejnë armiqësitë.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit në buletinin ditor tha se shtatë avionë luftarakë dhe katër anije të marinës së Kinës u detektuan përreth ishullit në 24 orët e fundit. Po ashtu raportoi se një balonë kineze është detektuar në veri të ishullit.

Stërvitjet vjetore ushtarake në Tajvan po mbahen më pak se tre javë pasi Lai Ching-te u zgjodh president i ri, duke fituar mandatin e tretë me radhë të Partisë Demokratike Progresive, e cila kundërshtohet nga Kina.

Stërvitjet ushtarake kanë për synim edhe që të rrisin edhe besimin e publikut ndaj aftësive të ishullit për të mbrojtur veten.

Përderisa ushtria e Tajvanit është shumë më e vogël sesa e Kinës, ishulli vetëqeverisës po blen armatime të teknologjisë së lartë nga Shtetet e Bashkuara, po revitalizon industrinë vendore të armëve dhe ka zgjatur shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga katër muaj në një vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026