Njohja elektronike e fytyrës, shoqëria civile: Ligjet e BE s’i parandalojnë abuzimet

31 Janar 2024 | 17:18

Përdorimi i teknologjisë për njohjen e fytyrës mund të rritet, pavarësisht përpjekjeve të BE për ta rregulluar atë.

Në dhjetor, Unioni mbylli një marrëveshje për Inteligjencën Artificiale, që kufizonte përdorimin e saj për çështje të caktuara, si kërkimet për një sulm terrorist, apo për persona të rrëmbyer. Por shoqëria civile thotë se ka hapësira për abuzim.

“Ata kanë parashtruar disa kushte brenda të cilave policia mund të përdorë këto sisteme. Dhe ajo për të cilën ne druhemi është se do të ketë një efekt legjitimizues. Këto sisteme, që deri më sot i kemi kontestuar duke thënë se nuk i duam në shoqëritë demokratike, nuk do të kenë kthim pas. Rrjedhimisht do të shohim vende të tjera në botë që do të thonë: BE i ka vënë vulën kësaj teknologjie”, tha Ella Jakubowska, shoqata ‘Mbroni Fytyrën Tuaj’.

Ndërsa Parlamenti Evropian kërkoi një ndalim, vende si Franca kanë kërkuar një seri përjashtimesh, që do të lejonin një përdorim më të gjerë. Madje, Parisi njoftoi përdorimin e inteligjencës artificiale për të kontrolluar për aktivitete të dyshimta gjatë Lojërave Olimpike. Por shoqëria civile thotë se legjislacioni evropian nuk shmang dot përgjimin masiv.

“Ajo që mund të presim është një rritje e përdorimit të sistemeve për njohjen e fytyrës në hapësirat publike, sidomos kur përdoren në kohë reale. Ndaj, ideja është që ndërsa ju ecni në një hapësirë publike, shkoni në një dyqan, në shkollë, tek doktori apo në një protestë, agjencitë ligjzbatuese mund të kenë kompetenca të shtuara për të përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës, për t’ju gjurmuar kudo që ju shkoni”, tha Ella Jakubowska, shoqata ‘Mbroni Fytyrën Tuaj’.

Por për disa ligjvënës evropianë, ligji i propozuar sjell një balancë të mirë mes sigurisë dhe të drejtave civile.

“Mendoj se është një mënyrë e mirë për të balancuar integritetin dhe sigurinë. Nëse do ta kishim ndaluar këtë teknikë, atëherë do të kishim probleme. Përse duhet që integriteti i një terroristi të jetë më i rëndësishëm se siguria e qytetarëve tanë? Së dyti, kjo teknikë do të vazhdojë të zhvillohet nga vende të tjera, sidomos nga Kina”, tha Arba Kokelari, euro-deputete suedeze, PPE.

Vendet e BE-së pritet të votojnë variantin final të ligjit. Disa prej tyre janë ende të pavendosur. Nëse nuk miratohet, BE duhet të rinisë negociatat për Aktin e Inteligjencës Artificiale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026