Kryeministri suedez e dënon tentativën e sulmit kundër Ambasadës së Izraelit

31 Janar 2024 | 22:54

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, e ka dënuar atë që e përshkroi si “një tentim për ta sulmuar” Ambasadën e Izraelit në Stokholm, pasi pranë saj u gjet një objekt që besohej se ishte mjet shpërthyes të mërkurën.

Policia suedeze tha se e ka shkatërruar një “objekt të rrezikshme” pranë Ambasadës izraelite.

Stafi i Ambasadës e kishte njoftuar policinë për objektin, duke nxitur një reagim të madh nga autoritetet për sundim të ligjit, tha Policia suedeze, shkruan REL.

“Kjo është shumë serioze. Një tentim për ta sulmuar një ambasadë është tentim për t’i sulmuar ata që punojnë atje dhe vetë Suedinë”, tha Kristersson.

Ai shtoi se autoritetet suedeze janë duke hetuar se “kush ishte dhe kush ishin përgjegjës për këtë”.

Kristersson tha se mbikëqyrja Ambasadës izraelite dhe institucioneve hebraike më Suedi është rritur.

Mjeti u shpërthye në mënyrë të kontrolluar, tha një zëdhënës i Policisë së Suedisë për transmetuesin TV4.

“Ne nuk do të frikësohemi nga terrori”, tha ambasadori izraelit në Suedi, Ziv Nevo Kulman.

Policia nuk ka hollësi se për çfarë mjeti bëhej fjalë, apo si kishte arritur ai në afërsi të Ambasadës, dhe tha se ka nisur një hetim për këtë.

Mjeti besohej se ishte një granatë dore e hedhur në afërsi të ndërtesës së Ambasadës, raportoi e përditshmja Aftonbaldet, duke cituar burimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026