Kurti falënderon ambasadoren Ziv për vendimin e Izraelit për vizat

1 Shkurt 2024 | 19:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falënderuar ambasadoren izraelite në Prishtinë, Tamara Ziv, për vendimin e Izraelit për t’i hequr vizat për shtetasit e Kosovës.

Në fund të muajit të kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Izraeli e ka pranuar kërkesën e Kosovës për t’i lejuar kosovarët të udhëtojnë lirshëm drejt vendit të Lindjes së Mesme për qëllime turistike.

Ky vendim i Izraelit i cili është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës para rreth tri vjetëve, do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Në takim, sipas njoftimit të Qeverisë, u diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“U diskutua edhe rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Kurti ka thënë gjithashtu gjatë takimit se Qeveria e tij e mbështet të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur dhe tha se shpreson se do të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm dhe i përhershëm mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ai i shprehu ngushëllime ambasadores izraelite në Kosovë për viktimat e sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Pjesëtarët e Hamasit i vranë afër 1.200 izraelitë, shumica civilë, dhe I rrëmbyen afër 250 të tjerë më 7 tetor. Pothuajse gjysma e pengjeve u liruan gjatë armëpushimit njëjavor të nëntorit.

Ofensiva izraelite në Rripin e Gazës më pas, I ka vrarë mbi 26.700 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, institucion që nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.

Kohëve të fundit ndërmjetësuesit nga SHBA dhe Lindja e Mesme ishin optimist për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, por të martën kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i refuzoi dy kërkesat kryesore të grupit radikal palestinez, që Izraeli të tërheqë forcat e tij nga Gaza dhe të lirojë mijëra të burgosur palestinezë, duke vënë në pah se mes dy palëve ka ende dallime të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026