Putin merr vaksinën COVID-19, zëdhënësi i tij: Presidenti ndihet mirë
Presidenti rus, Vladimir Putin mori vaksinën COVID-19 të martën.
Lajmi u bë publik nga zëdhënësi i tij Dmitry Peskov, i cili tha se Putin mori vaksinën jo në prezencë të kamerave sepse “kur bëhet fjalë për t’u vaksinuar në kamera, ai kurrë nuk e ka mbështetur atë, nuk i pëlqen kjo”.
Më vonë gjatë ditës, Peskov tha se presidenti rus po ndjehej mirë edhe pas marrjes së dozës.
Zëdhënësi i Kremlinit refuzoi të zbulojë se cilën nga tre vaksinat e autorizuara për përdorim në Rusi ka marrë Putini, duke thënë se të treja janë “absolutisht të mira, të besueshme, efektive”.
Pavarësisht se vaksina është në dispozicion për këdo mbi moshën 18-vjeç, vetëm një përqindje e vogël e popullsisë ka marrë vaksinën në Rusi.
Vetëm 6.3 milionë njerëz, ose 4.3% e popullsisë 146 milionëshe e Rusisë, kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Sondazhet nga qendra e pavarur Levada treguan nivele të larta të hezitimit të vaksinave me vetëm 30% të rusëve që thanë se ishin “të gatshëm” për të marrë një dozë.
Lexoni gjithashtu:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.