Shpërthim bombe në Ministrinë e Punës në Athinë, ngjarja ishte paralajmëruar…

3 Shkurt 2024 | 09:00

Një shpërthim bombe ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në ambientet e jashtme të Minsitrisë së Punës në Athinë, Greqi.

Zona në qendër të Athinës , ku ndodhi një shpërthim bombë pak para orës 1:30 të mëngjesit, ka mbetur e bllokuar deri në orën 10 të mëngjesit të së shtunës.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vala goditëse theu xhamat si në Ministrinë e Punës (deri në katin e pestë) që ndodhen përballë vendit të shpërthimit, ashtu edhe në ndërtesat e tjera fqinje.

Sipas mediave greke, shpërthimit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për vendosjen e mekanizmit.

Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se bomba ishte në filialin e Alphabank e cila ndodhet përballë ministrisë dhe e cila aktualisht është e mbyllur për rinovim. Sipas policisë pajisja ka shpërthyer në orën 01:29 në këtë pikë.

Në telefonatë, ata thanë se Forca Revolucionare e Vetëmbrojtjes, një organizatë që nuk është parë më, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Pas shpërthimit, piroteknianët iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.

ELAS njoftoi se për shkak të një objekti të dyshimtë ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në rrugën Stadiou në lartësinë e kryqëzimit të saj me rrugën Pesmazoglu.

Njoftimi i Policisë

“Sot (02-03-2024) në orën 00:48 Qendra e Veprimit të Menjëhershëm është njoftuar me telefon nga Gazeta e Redaktorëve se kanë marrë një telefonatë në lidhje me vendosjen e një lënde shpërthyese në Ministrinë e Punës. e cila do të shpërthente në 40 minuta.

Zona është rrethuar nga forcat e policisë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke devijuar trafikun.

Mekanizmi ka shpërthyer në orën 01:29, duke shkaktuar dëme materiale.

Një hetim paraprak po kryhet nga Shërbimi Antiterrorist (D.A.E.B.)”.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026