Merkel kërkon falje dhe tërhiqet nga vendimi për izolim 5 ditor gjatë Pashkëve

24 Mars 2021 | 14:06

Angela Merkel ka kërkuar falje dhe është shprehur se është një gabim vendimi për një mbyllje pesë-ditore në Gjermani gjatë Pashkëve.

Kancelarja e Gjermanisë hoqi dorë nga propozimi, i cili kishte provokuar kritika dhe konfuzion.

“Një gabim duhet të quhet një gabim dhe më e rëndësishmja, ai duhet të korrigjohet dhe nëse është e mundur në kohë”, tha Merkel.

“Unë e di që ky propozim ka shkaktuar pasiguri të mëtejshme, unë pendohem thellë për të dhe për këtë, kërkoj falje nga të gjithë qytetarët”, u shpreh ajo më tej.

Plani i qeverisë gjermane ishte që të bënte të enjten e javës së ardhshme, një ditë para të premtes së madhe, “një ditë pushimi”, me të gjitha dyqanet e mbyllura, dhe të lejonte që vetëm supermarketet të hapen të shtunën e Pashkëve.

Meqenëse e premtja dhe e hëna janë tashmë pushime, kjo do të kishte krijuar një mbyllje pesë-ditore të jetës publike, mbi kufizimet ekzistuese të bllokimit, të cilat u zgjatën deri më 18 prill.

Lexoni gjithashtu:

Gjermania zgjat kufizimet, OBSH kritika të pasurve për shpërndarjen e vaksinave

Pashkë në izolim, bizneset evropiane në panik nga humbjet dhe falimentimi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026