Demonstrata dhe përleshje në Irak, qytetarët të zemëruar me sistemin politik
Me dhjetëra irakianë janë plagosur gjatë përplasjes me forcat e sigurisë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe granata për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën bomba molotov dhe gurë drejt uniformave të policisë.
Ata bllokuan disa rrugë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Demonstruesit u shprehën se Kryeministri Adel Abdul Mahdi nuk i ka përmbushur premtimet përfshirë emërimin e një qeverie të re të pranueshme për irakianët.
Protestat masive kanë kapluar Irakun që nga 1 tetori, me qytetarë kryesisht të rinj që kërkojnë një rregullim të sistemit politik pasi e shohin si thellësisht të korruptuar.
Deri më tani nga nisja e protestave kanë mbetur të vrarë 450 persona. Të premten që lamë pas një person mbeti i vrarë ndërsa me dhjetëra të tjerë u plagosën.
Pas disa muajsh qetësie protestuesit janë rikthyer në rrugë pasi vëmendja në javët e fundit u përqendrua në raportet SHBA-Iran pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi