Kaos e dhunë në qendrën e emigrantëve në Itali, plagosen dy policë dhe 1 ushtar

5 Shkurt 2024 | 15:01

Policia italiane ka arrestuar këtë të hënë 14 persona pas një epsiodi dhune që shpërtheu në një qendër ndalimi për emigrantët pranë Romës.

Trazirat në qendrën e emigrantëve nisën pas vetëvrasjes së një të riu që po mbahej atje.

Dy oficerë policie dhe një ushtar mbetën të plagosur nga trazirat e së dielës ku emigrantët arritën të dilnin me forcë në një parking makinash, duke i vënë flakën dyshekëve dhe duke hedhur objekte të forta drejt policisë.

Oficerët përdorën gaz lotsjellës për të rifikuar kontrollin e objektit Ponte Galeria, një qendër mbajtjeje për migrantët pa dokumente, e cila është afër aeroportit kryesor të qytetit në Fiumicino.

Dhuna shpërtheu pas zbulimit të trupit të pajetë të një 21-vjeçari nga Guinea, i cili ishte vetëvrarë.

Koalicioni i Italisë për Lirinë dhe të Drejtat Civile (CILD) tha se emigrantëve të mbajtur në qendra të tilla po u mohohet qasja në kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbrojtjen ligjore.

Sindikatat e policisë u ankuan se siguria në kamp ishte e pamjaftueshme dhe kishin frikë nga pasoja më të rënda në të ardhmen.

“Qendrat e riatdhesimit janë bomba reale me sahat,” tha Fabio Conesta, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së oficerëve të policisë.

Ballafaqimi me migracionin është një sfidë e madhe për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni, e cila premtoi një partneritet të ri me Afrikën në një samit javën e kaluar.

Rreth 157,600 emigrantë me varka arritën në Itali vitin e kaluar, numri më i madh që nga 2016, duke minuar premtimin elektoral të Melonit për të ndalur fluksin e mbërritjeve të paautorizuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026