Azia feston Vitin e Ri Hënor
Njerëzit në gjithë Azinë e kanë mirëpritur të shtunën Vitin e Ri Hënor me festa familjare, festivale dhe vizita nëpër tempuj, në kërkim të bekimeve.
Viti i Ri Hënor është festa më e rëndësishme në Kinë – një kohë për ribashkim të familjarëve dhe miqve, si dhe përgatitje të shumë ushqimeve.
Çdo vit, viti e merr emrin e njërit prej 12 shenjave të horoskopit kinez, dhe këtë herë konsiderohet Viti i Dragoit – shenja më e pëlqyeshme në komunitetet kineze.
Viti i Dragoit është shumë i pëlqyer për kinezët për të lindur fëmijë, sepse shumë çifte shpresojnë se fëmijët e tyre do t’i kenë kapacitetet që e simbolizojnë dragoin, përfshirë forcën dhe suksesin.
Në Pekin, shumë turma njerëzish janë mbledhur afër tempujve për të parë vallëzime tradicionale.
Disa kanë ndezur edhe qirinj për t’u lutur për shëndet të mirë dhe mirëqenie.
Përveç Kinës, festivali shënohet edhe në Korenë e Jugut, Vietnam dhe komunitete tjera kineze.
Në Mianmar dhe Malajzi, besimtarët i vizitojnë, gjithashtu, tempujt.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta