Marrëveshje mes FSHF dhe policisë, uniformat blu marrin përsipër sigurinë për takimin Shqipëri-Angli

25 Mars 2021 | 16:04

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat për ndeshjen Shqipëri-Angli, e vlefshme për fazën kualifikuese të kampionatit botëror.

Pas shqetësimit të ngritur nga federata Shqiptare e futbollit se uniformat blu nuk kishin marrë përsipër sigurinë, para, gjatë dhe pas ndeshjes u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të FSHF-së dhe policisë u ra dakord për marrjen e masave për zhvillimin normal të këtij aktiviteti, sa i përket rendit dhe sigurisë, si dhe të gjitha detyrimet për eksportimet dhe garantimin e sigurisë së lojtarëve të ekipit mik.

Policia e shtetit ka ngritur shqetësimin pasi në hyrjet kryesore janë të vendosura subjekte biznesi në fusha të ndryshme, konstatoi se kishte burim rreziku për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Më herët FSHF kishte shprehur shqetësimin për rrezikun e anulimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë e vlefshme për kualifikuesit e Botërorit Katar 2022.

FSHF publikoi me shqetësim në web-faqen e saj përgjigjen se perimetri i jashtëm i stadiumit kombëtar, në të cilin biznese të ndryshme “kanë vendosur struktura permanente, hekuri, xhami dhe tenda të fiksuara […] cenon standardet e sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit”.

Shqipëri-Angli është parashikuar të luhet më datë 28 mars ora 18:00. Mbetet e paqartë se si do të veprohet dhe se çfarë zgjidhje mund të gjendet.

Lexoni gjithashtu:

“Nuk garantohet siguria”, ndeshja Shqipëri-Angli rrezikon të anulohet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026