Infektim dhe pas vaksinës, në RMV 104 mjekë preken nga virusi për herë të dytë
Megjithëse e kanë bërë vaksinën, 104 mjekë janë infektuar për herë të dytë nga COVID -19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas kreut të shëndetit publik, nuk mjafton vetëm vaksina për t’u mbrojtur nga virusi, por duhet edhe krijimi imunitetit qelizor.
“Prej 6670 të vaksinuar nga radhët e punonjësve shëndetësor këtu në Maqedoninë e Veriut, 104 janë infektuar përsëri me COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës nga Fajzeri dhe nga vaksina ruse Sputnik. Autoritetet shëndetësore e shpjegojnë këtë fenomen si diçka krejtësisht normale dhe se kjo mund të ndodhë edhe pas vaksinimit me dozën e dytë”, raportoi gazetarja Ferikan Iljazi.
Drejtori i Qendrës për shëndet publik Besim Zeqiri tha se kjo situate ka ardhur pasi këto mjekë ose kanë qenë të infektuar gjatë vaksinimit, ose janë infektuar në intervalin mes dozës së parë dhe dozës së dytë.
“Prodhuesit kanë deklaruar qëmoti se asnjë vaksinë nuk është 100 përqind e sigurt. Këtu ekziston edhe një element tjetër, vaksina që të jetë e sigurt duhet të merren të dyja dozat. Ne kemi dozën e parë, një periudhë latente, dozën e dytë dhe pas saj duhet të kalojnë dy deri në tre javë që personi të llogaritet i imunizuar”, u shpreh z. Zeqiri.
Besim Zeqiri tha se edhe pas dozës së dytë ka mundësi infektimi, pasi për mbrojtje nga COVID-19 nuk është i mjaftueshëm vetëm krijimi i antitrupave që krijohen pas marrjes së vaksinës, por edhe krijimi i imunitetit qelizor.
“Pyetja është se a ka mundësi për infektim edhe pas vaksinimit të dytë. Sigurisht që po. Kjo pasi nuk është i mjaftueshëm vetëm zhvillimi i antitrupave por edhe i qelizave T, prandaj edhe kemi persona që nuk janë imunizuar, nuk janë vaksinuar, por përsëri nuk infektohen edhe pas kontaktit me person të infektuar”, tha drejtori i Qendrës për shëndet publik të RMV.
Qendra për shëndet pblik siguron se ka vaksina të mjaftueshme për punonjësit shëndetësor për dozën e parë dhe të dytë, dhe se ndërkohë do të arrijnë edhe vaksinat e tjera që Maqedonia e Veriut i ka porositur nga Fajzeri, Kina, dhe nëpërmjet sistemit Covax.
Për momentin nëpër spitale në Maqedoninë e Veriut janë të shtruar 1448 gjithandej pacientë, dhe ka 270 shtretër të lirë.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta