Kapen tetë ton kokainë në Spanjë, ishte fshehur brenda një gjeneratori të rremë

12 Shkurt 2024 | 15:19

Policia spanjolle sekuestroi këtë të hënë tetë ton kokainë të cilat ishin fshehur në një kontejner në portin jugor të Algeciras.

Lënda narkotike e cila kishte ardhur nga Surinami, në Amerikën Jugore, ishte fshehur brenda një gjeneratori energjie.

Lënda narkotike, një nga sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në Spanjë, ndodhej brenda një strukture metalike të krijuar për t’i shpëtuar zbulimit nga skanerët.

Kokaina nga Surinami udhëtoi për në Panama dhe prej andej në portin e Algeciras. Destinacioni i radhës ishte Leixoes në Portugali, nga ku do të transportohej me rrugë tokësore për në Spanjë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026