60 pedagogë në Korçë marrin dozën e parë të vaksinës AstraZeneca
Pas vaksinimit të mësuesve, në qarkun e Korçës ka nisur vaksinimi i pedagogëve të universitetit .
Sipas drejtorit të njësisë së kujdesit shëndetësor Mikel Llogori janë 130 pedagogë që do marrin vaksinën AstraZeneca në dy ditë.
Këtë të enjte u vaksinuan 60 prej tyre.
“Kemi filluar vaksinimin e stafit pedagogjik të Universitetit “Fan Stilian Noli”. Është dita e parë, janë planifikuar që rreth 60 pedagogë të vaksinohen ditën e sotme dhe nesër të vazhdojmë me pjesën tjetër,” – u shpreh Llogori.
Njëra nga pedagoget e cila ka marrë vaksinën shprehet se nuk ndihej e frikësuar dhe kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe komunitetin.
“Po, unë isha e vendosur për ta bërë sigurisht. Ndihem shumë mirë sot, nëse më pyesni nesër ndoshta do të jem ndryshe por sot jam shumë mirë sepse e mora me sportivitet dhe përgjegjshmëri,” – tha pedagogia, Albina Pajo.
Përveç 130 pedagogëve që do të vaksinohen, pjesë e stafit të shërbimit në universitet janë edhe 110 persona të tjerë që presin radhën të vaksinohen.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset