Policia në Rusi ndërhyn në tubimet përkujtimore për Navalnyn, 100 të arrestuar

17 Shkurt 2024 | 14:52

Rreth 100 persona u arrestuan në qytete të ndryshme të Rusisë për shkak të tubimeve për vdekjen e Aleksei Navalny. Lajmin e bëjnë të ditur portale informative të pavarura.

Autoritetet ruse kishin paralajmëruar më herët kundër grumbullimeve dhe protestave, pavarësisht se lule, foto dhe qirinj u vendosën në shumë zona të Rusisë.

Në Moskë dhe Shën Pjetërburg njerëzit u mblodhën në afërsi të monumenteve të ngritura në kujtim të viktimave të represionit sovjetik.

Shën Pjetërburgu regjistroi numrin më të lartë të arrestimeve, mbi 50, ose dyfishi i atyre që u arrestuan në të gjithë Rusinë.

Tubime në kujtim të Navalnyt u mbajtën edhe në botë, me njerëzit që u mblodhën pranë ambasadave ruse, kryesisht në vendet evropiane, por edhe në Argjentinë, një tregues i përhapjes së madhe të rusëve që janë  larguar nga Rusia për shkak të luftës së Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026