Bjellorusia përgatit një projektligj kundër marrëdhënieve LGBT

19 Shkurt 2024 | 15:38

Bjellorusia ka përgatitur një projektligj që ndëshkon “promovimin e marrëdhënieve jotradicionale”, që i referohet marrëdhënieve LGBT, raportoi Reuters.

Prokurori i Shtetit i Bjellorusisë Andrey Shved u tha deputetëve se është përgatitur një projektligj që përcakton përgjegjësinë administrative për promovimin e “marrëdhënieve jonormale, pedofilisë dhe refuzimit vullnetar për të pasur fëmijë”, sipas Reuters, duke shtuar se projektligji është në proces të adoptimi.

Homoseksualiteti u dekriminalizua në Bjellorusi në vitin 1994, por martesat e të njëjtit seks nuk njihen në atë vend dhe Paradat e Krenarisë nuk lejohen.

Ligji për propagandën kundër homoseksualëve u miratua në Rusi në vitin 2013, dhe sipas tij, shprehja publike e stilit të jetesës së anëtarëve të popullsisë LGBT është e ndaluar. Dhjetorin e kaluar, Gjykata e Lartë e Rusisë ndaloi atë që e quajti “lëvizja sociale ndërkombëtare LGBT”, duke e etiketuar atë një organizatë ekstremiste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026