Donald Trump reagon për vdekjen e Navalnyt, e krahason me telashet e tij politike

20 Shkurt 2024 | 14:53

Ish presidenti Donald Trump, i cili është kritikuar për shkak të lëvdatave për presidentin rus Vladimir Putin, bëri komentin e tij të parë publik në lidhje me vdekjen e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalny, duke shkruar  një mesazh  në mediat sociale, ku nuk fajëson askënd.

“Vdekja e papritur e Alexei Navalny-it më ka bërë gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për atë çfarë po ndodh në vendin tonë”, shkroi Trump në median sociale ku duket se lidh vdekjen e zotit Navalny me problemet e tij politike.

“Është një zhvendosje e ngadaltë, e vazhdueshme, me Politikanë të Majtë Radikalë TË PANDERSHËM dhe gjykatës që po na udhëheqin në një rrugëtim drejt shkatërrimit. Kufijtë e Hapur, Zgjedhjet e Manipuluara dhe Vendime Gjykate Jashtëzakonisht të Padrejta, po e shkatërrojnë Amerikën. JEMI NJË VEND NË RËNIE, NJË VEND QË PO DËSHTON! MAGA2024”, shkroi Trump.

Të premten, presidenti Joe Biden fajësoi drejtpërdrejt presidentin rus Putin për vdekjen e Navalny në burgun në Rrethin Arktik dhe po kështu veproi edhe rivalja kryesore republikane e, Nikki Haley. Shumë liderë botërorë reaguan për vdekjen e Navalny duke kërkuar përgjigje nga presidenti rus Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026