Zjarri në magazinën pranë ”Casa Italia-s”, Meta thirrje insititucioneve që të veprojnë me shpejtësi
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë një magazinë pranë “Casa Italia-s” në Tiranë, brenda së cilës ka mbetur edhe një i ri.
Kreu i shtetit i bën thirrje institucioneve shtetërore që të” veprojnë me shpejtësi për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze”.
“Alarm për institucionet shtetërore. Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar. Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta”, shkruan presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.
Presidenti thekson se për këtë situatë duhet t’u kërkohet ndihmë vendeve partnere, nëse nuk kemi kapacitet për ta menaxhuar.
“Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre. T’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm”, shkruan më tej kreu i shtetit.
Kujtojmë se zjarri ka rënë pasditen e së mërkurës. Flakët vijojnë dhe ende nuk është bërë e mundur futja brenda magazinës dhe gjetja e rojës së sigurisë. Ndërkohë shtëllungat e tymit ua vështirësojnë punën zjarrfikësve.
Lexoni gjithashtu:
Magazina tek ‘Casa Italia” mbi 16 orë në flakë, një punonjës ndodhet i bllokuar brenda saj
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta