Koreja e Jugut u jep ultimatum mjekëve protestues
Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kthehen në punë, duke thënë se ata do të kursehen nga veprimet ndëshkuese nëse kthehen në spitale, përderisa protesta lidhur me reformat shëndetësore ka hyrë në javën e dytë.
Mijëra mjekë të rinj kanë dhënë dorëheqje dhe nuk kanë dalë në vendet e tyre të punës si pjesë e një veprimi kundër planeve të Qeverisë që të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e personave që do të pranohen në shkollat e mjekësisë, përderisa vendi po përballet me mungesa të kuadrit shëndetësor.
Ndërprerja masive e punës ka rezultuar në anulimin dhe shtyrjen e ndërhyrjeve kirurgjikale për pacientët me kancer dhe për lindjet me operacion, me Qeverinë që ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë për shëndetin publik.
Mjekët konsiderohen punëtorë esencialë në Korenë e Jugut dhe me ligj janë të kufizuar që të hyjnë në grevë.
Qeveria koreano-jugore vazhdimisht ka përsëritur pretendimet se dorëheqjet masive janë të paligjshme dhe ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj personave që kanë dhënë dorëheqje ose do të pezullojë licencat e tyre mjekësore, ka raportuar agjencia e lajmeve, Yonhap.
Të hënën, Qeveria bëri “një apel final” për mjekët që të kthehen në punë gjatë kësaj jave, tha ministri i Brendshëm, Lee Sang-min, gjatë një mbledhjeje për menaxhimin e krizës.
“Nëse ju ktheheni në spitale deri më 29 shkurt, nuk do të mbaheni përgjegjës për atë që ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.
Lee tha se veprimi i zgjatur kolektiv paraqet “kërcënim për jetën dhe shëndetin e pacientëve”.
Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës