Partizani-Teuta, sfida e titullit luhet të dielën

20 Mars 2021 | 13:49

Partizani dhe Teuta do të luajnë një ndeshje titulli këtë të diel. Pas 24 javësh të dyja skuadrat e shohin veten në kuotën e 42 pikëve, 1 më pak se vendi i parë që mbahet nga Laçi. Demat synojnë vazhdimësinë pas suksesit në derbi, por nuk do të jetë e lehtë, ndaj një kundërshtari mjaft kompakt.

Kryesuesit e Laçit duan të përfitojnë nga përballja e ndjekësve dhe përballë Tiranës kanë si objektiv suksesin që të marrin arratinë në vendin e parë.

Me vetëm 1 fitore në 9 javë Vllaznia kërkon kthesën ndaj Kastriotit. Shkodranët kanë humbur vendin e parë, por synojnë që të shfrytëzojnë entuziazmin që u dha kualifikimi në kupën e Shqipërisë për të marrë një sukses që do i ndihmonte shumë në këtë momente.

Më rëndësishmja është të besojmë te fitorja nesër dhe të jemi në maksimumin tonë për t’ia dalë. I njohim anët e forta të Kastriotit, janë të përgatitur fizikisht dhe të konsoliduar. Kemi përgatitur një plan ndaj Kastriotit, që të dominojmë nesër dhe të arrijmë fitoren”, tha trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Te Kastrioti janë të vetëdijshëm që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, megjithatë do të tentojnë që të marrin maksimumin pavarësisht se kanë vetëm një sukses në 5 sfidat e fundit.

Në takimet e tjera Kukësi do të matë forcat me Bylisin, ndërsa Apolonia takon Skënderbeun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026