Kosova ende pa vaksina, Zemaj kritika për BE-në: ‘Të vegjlit’ mund t’ja dalin
Ministri i Shëndetësisë në detyrë i Kosovës, Armend Zemaj ka falënderuar qeverinë e Shqipërisë për mundësinë që i ka dhënë punonjësve shëndetësorë të Kosovës që të vaksinohen kundër Covid-19 në Shqipëri.
“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës falënderojmë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, përkatësisht kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu, për mundësinë që u dhanë një numri të konsideruar të profesionistëve shëndetësor nga Kosova që të vaksinohen kundër COVID-19 në Kukës”, shprehet Zemaj ne letrën falënderuese.
Ministri i në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë nuk i ka kursyer edhe kritikat për institucionet ndërkombëtare për “nacionalizmin” e vaksinave.
“Në kohën kur institucionet e ndryshme ndërkombëtare, të cilat gjatë gjithë pandemisë shteteve të Ballkanit u kanë mbajtur ligjërata për “qasjen dhe mundësitë e barabarta” dhe kur “solidariteti” i proklamuar prej tyre për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 është tretuar nga “nacionalizmi” i vaksinave, ndihma e Shqipërisë për Kosovën, ka peshë edhe më të madhe dhe tregon se edhe të vegjlit mund të ja dalin kur punojnë së bashku dhe nuk u mungojnë vlerat”, thotë Zemaj.
Ndërkohë, ministrja e Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu shkruan në Facebook se edhe sot, në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së pare të Kosovës. 500 mjekë dhe infermierë po vaksinohen në Kukës.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)