SHBA jep $2 miliardë për COVAX-in, pritet të përfitojë edhe Shqipëria
Ambasada e SHBA-së në Tiranë përcolli të dielën deklaratën e Presidentit Joe Biden, i cili është zotuar të kontribuojë edhe me 2 miliardë dollarë në nismën ndërkombëtare të shpërndarjes së vaksinave anti-Covid për vendet në nevojë, njohur si COVAX. Nga ky angazhim pritet të përfitojë edhe Shqipëria.
Me kontributin e radhës SHBA – që ka kontribuuar deri më sot me 2 miliardë dollarë, – pritet të tejkalojë edhe më tej Gjermaninë ($1 miliardë); Mbretërinë e Bashkuar ($735 milionë) dhe BE-në ($489 milionë) në kontributet kryesore.
COVAX synon të ndihmojë 92 shtete me ekonomi të dobëta, apo në zhvillim, që të kenë qasje në vaksinat anti-Covid. Pjesë e këtyre shteteve është edhe Shqipëria.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë saktësoi se prej vitit 2020, nga ndihmat e SHBA-së për pandeminë, Shqipëria ka përfituar rreth 2 milionë dollarë.
Ndihmat lidhen me forcimin e kapaciteteve të infrastrukturës shëndetësore në Shqipëri me pajisje mbrojtëse kundër infektimit, pajisje testuese si dhe ventilatorë ajri për të sëmurët në spitalet COVID. Fondi shtesë ndaj COVAX-it është konfirmim se politika mbështetëse e SHBA-së për shëndetësinë do të vijojë.
Shqipëria ka kontribuar me 3.9 milionë dollarë në mekanizmin COVAX për të marrë prej saj vaksina, ndërkohë që është në bisedime me Bashkimin Evropian për të përfituar një grant prej 11 milionë eurosh që pritet të shkojë kryesisht në programin e vaksinimit.
Për shkak të vonesave në dërgimin e porosive nga kompanitë prodhuese të vaksinave, deri më tani programi i COVAX nuk ka funksionuar sipas pritshmërive. Shqipëria, e cila krahas mekanizmit COVAX ka porositur 500 mijë doza duke negociuar direkt me kompaninë Pfizer, ka nisur programin e vaksinimit anti-Covid prej 11 janarit dhe deri më sot ka kryer rreth 50 mijë injeksione.
Mesazhi i Biden, i përcjellë edhe në samitin e 47-të të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës – njohur ndryshe si G7 – konfirmon qëndrimin e SHBA për të shtuar angazhimin dhe kontributin në nismat dhe organizatat botërore të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë. Me shtimin e fondeve drejt COVAX pritet që dërgesat e vaksinave drejt vendeve në zhvillim të bëhen më të shpeshta.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.