OKB: Nëse nuk ka armëpushim, përhapja e urisë në Rripin e Gazës e sigurt

28 Shkurt 2024 | 07:24

Disa zyrtarë të OKB-së për çështjet humanitare paralajmëruan të martën se ekziston një rrezik i lartë i urisë së shkaktuar nga konflikti në Rripin e Gazës nëse lufta nuk ndalet së shpejti.

“Nëse asgjë nuk bëhet, ne kemi frikë se uria e përhapur në Gazë është pothuajse e pashmangshme dhe konflikti, në të cilin që nga tetori janë vrarë pothuajse 30,000 njerëzve dhe janë plagosur më shumë se 70,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, do të sjellë më shumë viktima”, tha Ramesh Rajasingham, drejtor i divizionit të koordinimit në zyrën humanitare të OKB-së.

Ai foli në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirrur nga Algjeria, Guajana, Sllovenia dhe Zvicra, mes shqetësimeve në rritje se uria po përdoret si armë lufte.

Zoti Rajasinghami tha se të paktën 576,000 njerëz në Rripin e Gazës, 25% e popullsisë, janë një hap larg urisë dhe praktikisht e gjithë popullata po mbështetet në ndihmën e pamjaftueshme ushqimore humanitare për të mbijetuar.

“Gaza po përballet me nivelin më të lartë të kequshqyerjes së fëmijëve në botë”, tha Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit. “Një në gjashtë fëmijë nën moshën 2 vjeç është i kequshqyer në mënyrë akute.”

Shefi i OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths, në një memorandum dërguar Këshillit të Sigurimit para takimit përmendi rrezikun e urisë të shkaktuar nga konflikti.

“Nevojiten veprime të menjëhershme për të parandaluar urinë e shkaktuar nga konflikti dhe pasigurinë e përhapur ushqimore në Gazë”. Ai bëri thirrje për një armëpushim dhe i kërkoi këshillit të përdorë ndikimin e tij dhe të ndërmarrë veprime për të lehtësuar dergimin e ndihmave në dhe brenda Gazës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026