Vidhet plani i sigurisë së lojërave olimpike në Paris, policia në alarm
Dosja me gjithë planin e sigurisë për lojërat olimpike Paris 2024 ka rënë në duart e një hajduti, kjo pas një incidenti të regjistruar në një prej metrove të kryeqytetit francez. Lajmi është konfirmuar në media, një prej tyre The guardian e cila pohon se materiali në fjalë, i gjithi në kompjuterin e njërit prej inxhinierëve të bashkisë Paris, ka humbur. Sipas informacioneve, personi në fjalë, i cili tanimë ka ngritur alarmin, ishte duke udhëtuar me një prej trenave në qytetin pritës të lojërave olimpike.
Bëhet fjalë për një çantë në të cilin gjendej kompjuteri dhe 2 usb, ku ishte hartuar i gjithë plani i masave për garantimin e sigurisë në lojërat olimpike. Personi në fjalë i humbi ato, kjo pasi i kishte vendosur në ndarjen e bagazheve, por më pas kuptoi që nuk ndodheshin më aty. Policia po vijon punën për të identifikuar personin që ka marrë çantën, i cili natyrisht nuk e ka ditur rëndësinë e saj.
I gjithë qyteti është alarmuar, kjo për faktin dhe të ngjarjeve të mëparshme që kanë ndodhur në Francë, sidomos pas sulmeve terroriste. Për të shmangur ngjarje të tilla, do të jenë mbi 2 mijë policë nga Parisi dhe 35 mijë personel sigurie në terren përgjatë lojërave olimpike të cilat nisin më 26 korrik dhe përfundojnë në 11 gusht.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta