Futbollistët dalin në mbrojtje të emigrantëve që po ndërtojnë stadiumet për “Katar 2022”

26 Mars 2021 | 14:21

Futbollistët në shumë ekipe kombëtare kanë ndërmarrë një fushatë në mbrojtje të emigrantëve, të cilët janë duke punuar për ndërtimin e stadiumeve në Katar ku do të luhet Kupa e Botës në vitin 2022.

Ekipi kombëtar i Gjermanisë para nisjes së ndeshjes me Islandën, të cilën e fituan 3-0 protestoi ndaj kushteve çnjerëzorë të punonjësve të kontraktuar për ndërtimin e komplekseve në shtetin e Gjirit Persik.

Lojtarët u rreshtuan dhe në fanellat e tyre ishte shkruar slogani  ‘Të drejtat e njeriut’.

Protesta e Gjermanisë pason edhe aksionin e skuadrës norvegjeze para ndeshjes me Gjibraltarin, ku futbollistët mbanin  bluza ku shkruhej “të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë fushës.”

Ndonëse në të kaluarën  lojtarët janë ndëshkuar nga FIFA dhe organet e tjera drejtuese të futbollit për deklarata politike,  këtë herë nuk do të ndërmerret asnjë aksion .

“FIFA beson në lirinë e fjalës dhe në fuqinë e futbollit si një forcë për të arritur gjëra të mira, asnjë procedurë disiplinore në lidhje me këtë çështje nuk do të hapet nga FIFA,” – thuhet në deklaratën e Federatës Botërore të Futbollit.

Iniciativa e Norvegjisë erdhi pas një lëvizje për të bojkotuar turneun mbi trajtimin e pretenduar të shtetit të Gjirit ndaj punëtorëve, filluar nga klubi Tromso, pas një raporti nga gazeta britanike “The Guardian” ku thuhej se të paktën 6,500 punëtorë migrantë kishin vdekur në Katar që kur vendi fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2022 10 vjet më parë.

Një zëdhënës për organizatorët e Kupës Botërore të Katarit, u shpreh se ata kanë qenë transparent për sigurinë e punëtorëve në projekte që lidhen me Kupën e Botës FIFA Katar 2022. Amnesty International i ka shkruar Presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, duke i kërkuar organit drejtues të futbollit të bëjë më shumë për të mbrojtur punëtorët migrantë në Katar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026