Zgjedhja e presidentit, Shabani: Abdixhiku po përpiqet të kthejë Vjosa Osmanin në LDK

22 Mars 2021 | 14:30

Kuvendi i Kosovës është kosntituuar këtë të hënë me zgjedhjen e kreut të ri dhe 5 nënkryetarëve. Kryetari i parlamentit të vendit është zgjedhur Glauk Konjufca, ndërsa me vendimin e sotëm i hapet rrugë procedurave për formimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por, krahas kryeministrit, Kosova duhet të zgjedhë edhe presidentin dhe ky proces ka shkaktuar debat dhe paqartësi. Analisti Zekirja Shabani thotë se nuk sheh ndonjë tentativë të mundshme të opozitës për të penguar këtë proces pasi i druhen shkuarjes sërish në zgjedhje.

“Ka pasur dilema rreth kësaj, megjithëse nuk është e rregulluar se kush duhet të zgjidhet i pari. Kemi pasur raste kur është zgjedhur kryeministri, pastaj presidenti, por kjo nuk është se do të shkaktoje probleme. Nuk shoh telashe nëse zgjidhet Kurti kryeministër dhe pastaj Osmani të propozohet për presidente. Nuk shoh gatishmëri të opozitës të pengojë zgjedhjen e njërit, qoftë tjetër për shkak të gatishmërisë së Kurti që të sfidojë opozitën në zgjedhje”, tha ai.

Ai shprehet skeptik që Vjosa Osmani do të arrijë të marrë votat e nevojshme për postin e presidentit.

“Pres që kryeministri të zgjidhet para, pastaj edhe nëse vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje, kryeministri do mbetet kryeministër deri në zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm dhe presidenti mund të jetë edhe nëse nuk arrihet që Osmani do të marrë votat e mjaftueshme.  Znj.Osmani kama dilema se do ketë numrin e mjaftueshëm të votave”, thekson ai.

Analisti thotë po ashtu se Lidhja Demokratike e Kosovës po tenton të kthejë në parti Vjosa Osmanin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026