Shqiptarët bllokojnë Kuvendin e RMV, shkak refuzimi për ligjin e shtetësisë
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet i paralizuar tashmë disa javë me radhë, për shkak të bllokimit që ka vendosur opozita shqiptare në Parlament. Deputetët e opozitës shqiptare kërkojnë nga pushteti që të pranojë propozimin e tyre për ligjin për shtetësi, me të cilin do të lehtësoheshin procedurat për dhënie të shtetësisë mijëra shqiptarëve që gjatë viteve kanë mbetur dyerve të ministrisë së brendshme.
Kjo gjendje ka shkaktuar nervozizëm dhe revoltë tek shumica parlamentare e cila kërkon zhbllokimin e punës së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit iu bëri thirrje të gjithë partive që të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të rifillojë puna e shtëpisë ligjvënëse.
“Vendosin ultimatum përderisa nuk kalon ligji. Si mund ta di unë se do kalon ligji dhe nëse do kalon nëse nuk e merr shumicën e nevojshme prej 1/3 të votave. Kjo është ping-pong lojë politike për qëllime të ngushta partiake nga të gjitha anët, pa përjashtime”, tha Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit.
Por, opozita shqiptare duket se nuk do të heq dorë nga bllokimi derisa pushteti ta pranojë ligjin për shtetësi.
“Vazhdimisht thonë se kanë edhe ata propozim-ligj për shtetësi. Unë u bëra ftesë publike në koordinim, le ta sjellim ligjin për shtetësi që e kanë dhe nëse vërtet e kanë bashkë me propozimin tonë, t’i harmonizojmë në një ligj të përbashkët i cili mund të shkoj në emër të gjitha grupeve parlamentare dhe të jetë në interes të qytetarëve që janë të prekur nga kjo çështje. Hasa në vesh të shurdhër nga shumica”, shprehet Skender Rexhepi, koordinator i ASH-AAA.
Opozita shqiptare bllokoi mbi 20 propozim-ligje, duke parashtruar mbi 32 mijë amendamente deri tani, ndërsa ditëve në vijim ky numër pritet të kalojë 45 mijë. Nga ana tjetër, mazhoranca nuk ka numrat për të votuar as ligjet të cilat tashmë kanë kaluar trupat e Kuvendit, për shkak se 2 deputetë të shumicës janë të infektuar me Covid19, dhe partitë në pushtet nuk kalojnë 60 vota në Kuvend.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi