Vuçiç publikon hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb, reagon ambasada amerikane

19 Mars 2021 | 14:53

Mbrëmjen e djeshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë bujë në rrjet me anë  të një postimi në Instagram që tregon hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.

Fotoja është shoqëruar me nënshkrimin, “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe tashmë ka nisur një fushatë për heqjen sa më parë të kësaj fotoje nga rrjetet sociale.

Ndërkohë, ka reaguar dhe ambasada amerikane në Prishtinë duke sjellë në vëmendje edhe një herë se njohja e dy shteteve është e pashmangshme.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasada amerikane thekson se dialogu për njohjen e ndërsjellë nga të dyja shtetet duhet të jetë fokusi kryesor i secilit në këtë moment, pasi zgjidhje të mesme nuk ka.  Ndërkohë, në postim theksohet se gjendja aktuale mes dy shteteve është ‘e paqëndrueshme…’

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026