Duma: Marrim 22-23 mandate në Tiranë, Haxhinasto: Tejkalojmë rezultatin e 2017-s
Grida Duma, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe kandidate në Tiranë me numrin 8 në listat e votimit dhe Edmond Haxhinasto, ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidat në Tiranë, i cili në listat e votimit mban numrin 6, gjatë intervistës në “Ilva Now” në Euronews Albania u shprehën të bindur në fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.
Znj. Duma e pyetur se cili është objektivi i opozita nuk dha një përgjigje për rangun kombëtar por bëri një parashikim për rezultatin e Qarkut të Tiranës.
“Koalicioni opozitar do të arrijë në nivelin 22-23 mandate”, deklaroi anëtarja e kryesisë së PD-së.
Ndërsa Edmond Haxhinasto tha se rezultati i LSI do të jetë më i mirë se sa i në zgjedhjet e kaluara kur siguruan 19 mandate.
“Shumë më të larta se sa japin sondazhet. LSI do u surprizojë dhe do të dalë përtej mandateve që japin sondazhet. Më mirë se sa në 2017. Rezultati kombëtar ka rëndësi dhe do të jetë më i madh”, tha ai.
Të pyetur nëse do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve në rast humbjeje, znj. Duma tha se “do ta njohim se do të jetë fitore”, kurse z. Haxhinasto u shpreh se “nëse do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme do të njohim çdolloj rezultati”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta