Luftë dronësh Rusi-Ukrainë, vriten 10 persona në Odesa

3 Mars 2024 | 16:53

Bilanci i viktimave të një sulmi me dronë natën mes së shtunës dhe së dielës në Odesa është ngjitur në 10, mes të cilëve një foshnje 4-muajshe dhe një fëmijë i mitur.

Në reagimin e tij, presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të mos vonojnë në dorëzimin e armatimeve.

“Vonesat në dorëzimin e armatimeve, kryesisht sistemeve ajrore për të mbrojtur popullin tonë, fatkeqësisht çojnë në këto humbje. Ato shtojnë vrasjet e fëmijëve nga Rusia, të cilat janë në rritje”, tha Zelensky në rrjetin social “X”.

Forcat e armatosura ukrainase raportuan sulme të shumta në shkallë vendi dhe njoftuan rrëzimin e 14 nga 17 dronëve të nisur nga Rusia.

Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se 38 dronë ukrainas ishin lokalizuar në orët e para të së dielës mbi gadishullin e Krimesë.

Gjithashtu, zyrtarët rusë bënë të ditur se një dron ukrainas kishte goditur një godinë të banuar në Shën Peterburg, duke shkaktuar dëme materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026