BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për shkelje të ligjit të konkurrencë

4 Mars 2024 | 19:07

Bashkimi Evropian (BE) ka gjobitur Apple me 1.8 miliardë euro për shkelje të ligjit të konkurrencës, raporton sot BBC.

Gjoba është për të parandaluar Spotify dhe shërbimet e tjera të transmetimit muzikor që të njoftojnë përdoruesit për opsionet e pagesave jashtë Apple Store.

Vendimi i Komisionit Evropian u nxit nga një ankesë nga një shërbim suedez i transmetimit të muzikës për atë kufizim dhe tarifën 30 për qind të Apple.

Agjencia e BE-së për zbatimin e konkurrencës tha se Apple kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg për një dekadë.

Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian dhe Komisionerja e Konkurrencës Margrethe Vestager tha se Apple e bëri këtë duke “kufizuar zhvilluesit që të informojnë konsumatorët për shërbimet muzikore alternative dhe më të lira të disponueshme jashtë ekosistemit të Apple”.

“Kjo është e paligjshme. Sipas rregullave antitrust të BE-së, sot ne gjobitëm Apple me më shumë se 1.8 miliardë euro”, tha Vestager.

Ajo urdhëroi gjigantin amerikan të teknologjisë të heqë të gjitha kufizimet dhe të përmbahet nga praktika të ngjashme në të ardhmen.

Apple thotë se do të apelojë vendimin sepse nuk ka prova që konsumatorët janë dëmtuar.

“Vendimi u mor pavarësisht dështimit të Komisionit për të zbuluar ndonjë dëshmi të besueshme të dëmtimit të konsumatorëve dhe injoron realitetin e një tregu të lulëzuar, konkurrues dhe me rritje të shpejtë”, tha kompania në një deklaratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026