Ukraina fundos anijen ruse, sulm me dronë në Detin e Zi, shkatërrohet ‘Sergej Kotov’

5 Mars 2024 | 15:15

Ukraina pretendon se ka sulmuar dhe fundosur një tjetër luftanije ruse në detin e Zi. Shërbimi sekret ushtarak publikoi një video që tregon se si anija patrulluese “Sergej Kotov” goditet disa herë nga dronët nënujorë.

Pamjet tregojnë mjetin e pilotuar në distancë që godet anijen ruse, si dhe shpërthimet dhe zjarrin që bien në bord. Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe Moska nuk e ka komentuar ngjarjen.

Në një deklaratë në rrjetin social “Telegram”, shërbimi ukrainas i inteligjencës deklaroi se anija ishte goditur pranë urës së Kerçit, nga dronët e llojit “Magura V”, të prodhuar nga Ukraina dhe të përdorur në sulme të tjera ndaj flotës ruse.

Ndërkohë, porti ukrainas i Odesës u gjend nën një sulm intensiv ajror rus gjatë natës. Autoritetet deklaruan se 22 dronë kishin goditur gjithashtu ndërtesat dhe zonat industriale të qytetit. Nga sulmi nuk pati viktima, pasi shumica e avionëve u rrëzuan nga sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026