Nuk ka mjaftueshëm vaksina, ministri gjerman: S’e ndalim dot valën e tretë të Covid-19

19 Mars 2021 | 15:22

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme se Evropa nuk ka mjaftueshëm vaksina për të ndalur valën e tretë të koronavirusit.

“Nga një analizë e ndershme e situatës rezulton se nuk kemi mjaftueshëm vaksina në Evropë për të ndalur valën e tretë vetëm me anë të vaksinimit. Do të duhen dhe disa javë që grupet e rrezikuara të jenë vaksinuar plotësisht”, pranoi ministri gjerman.

Nga ana tjetër, Jens Spahn tha se Gjermania ka rifilluar vaksinimet me vaksinën AstraZeneca, pas katër ditësh ndërprerje.

Ai gjithashtu u shpreh që ishte i gatshëm për të nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të marrë dozat e vaksinës Sputnik V.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026