Protestuesit në Meksikë sulmojnë pallatin presidencial, policia hedh gaz lotsjellës 

6 Mars 2024 | 18:45

Një grup që protestonte kundër zhdukjes së 43 studentëve në Meksikë në vitin 2014, theu dyert e pallatit presidencial të vendit gjatë një demonstrate, njoftoi sot Reuters.

Ata thyen derën me një kamionçinë të bardhë ndërsa presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador po fliste në një konferencë shtypi brenda pallatit.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë grupin dhe ngriti barriera brenda pallatit për të penguar protestuesit të hynin në ndërtesë.

Mediat raportojnë se nuk dihet nëse brenda pallatit ka ende protestues.

López Obrador tha se nuk do të shtypte protestat dhe se qeveria do të vazhdojë të hetojë rastin e zhdukjes së studentëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026