Shtrëngim i masave anti-COVID gjatë fushatës? Rakacolli: Nëse zbatohen rregullat, s’ka rrezik për infektime

24 Mars 2021 | 15:47

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha për Euronews Albania se vendimi i marrë sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të mbajtur të pandryshuar edhe me dy javë masat anti-COVID është në përputhje me indikatorët që janë numri i rasteve të reja, numri i incidencave, numri i të shtruarve në spital, numri i personave që kanë nevojë për kujdes intensiv dhe numri i jetëve të humbura.

Sipas saj, nisur edhe nga përvoja e vendeve të tjera të rajonit që kanë pasur procese zgjedhore gjatë pandemisë, është konfirmuar se nëse zbatohen siç duhet masat anti-COVID, gjasat që të kemi shtim të numrit të infektimeve gjatë fushatës janë të vogla.

Zv.ministrja u shpreh procesi i vaksinimit është duke ecur me ritme të kënaqshme teksa theksoi se objektivi është që të realizohen nga 12-15 mijë vaksinime në ditë.

Znj. Rakacolli tha se mbrëmjen e sotme pritet të finalizohet marrëveshja për sasinë e vaksinave kineze që do të merren nga Shqipëria, ndërsa mohoi që nga ana e qeverisë të ketë pasur mungesë preference për vaksinën ruse. Skepticizmi për këtë të fundit sipas zv.ministres së Shëndetësisë lidhej më herët me mungesën e studimeve të mjaftueshme lidhur me sigurinë dhe efikasitetin e saj.

“Qeveria synon që çdo vaksinë të jetë e sigurt. Kur flitej për vaksinën ruse në atë kohe nuk kishte studime të mjaftueshme, që atëherë ka ecur procesi i vaksinimit në botë dhe janë grumbulluar mjaftueshëm të dhëna. Komiteti i Vaksinimi që funksionin prej kohësh edhe para pandemisë është i  përbërë vetëm nga ekspertë, duke studiuar të dhënat i sugjeroi bindshëm Ministrisë së Shëndetësisë që përdorimi i tyre është po aq efikas sa Pfizer dhe AstraZeneca”, shpjegoi znj. Rakacolli.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026